Flash News

E-TJERA

Miq e kolegë u solidarizuan në rrjetet sociale, ‘zgjohet’ qeveria: Marrim përsipër të financojmë kurimim e doktor Drini Dobit

Miq e kolegë u solidarizuan në rrjetet sociale, ‘zgjohet’

Pas disa ditësh kur miq, kolegë e personazhe të njohur u solidarizuan në rrjetet sociale për financimin e kurimit të mjekut të njohur neurolog Drini Dobi në Itali për shkak se u prek nga Covid-19, vjen edhe reagimi i qeverisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale shkruan se qeveria ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit.

Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes.

Doktor Drini luftoi me Covid-in dhe lufta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme.

Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij.

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini!”, shkruan ministrja.

Të fundit