Flash News

E-TJERA

Miratimi i ligjit për zonat e mbrojtura, reagon BE: Do të ndjekim dispozitat ligjore, procesi të jetë transparent

Miratimi i ligjit për zonat e mbrojtura, reagon BE: Do të ndjekim

Bashkimi Evropian ka reaguar pas miratimit të ligjir për zonat e mbrojtura në Kuvend.

Në një reagim në Facebook, delegacioni i BE në Tiranë shkruan se projektligji në fjalë do të ndiqet me vëmendje për të parë respektimin e kudarit ligjor të përcaktuar nga BE.

Ndër të tjera, delegacioni shton se duhet një konsultim publik gjithëpërfshirës dhe proces transparent.

"Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane.

Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë", thunet në reagim.

Të fundit