Flash News

E-TJERA

Miratohen ndryshimet e propozura nga PS në rregulloren e Kuvendit, asnjë deputet i opozitës i pranishëm

Miratohen ndryshimet e propozura nga PS në rregulloren e Kuvendit,

Këshilli i Rregullores miratoi sot ndryshimet në rregulloren e kuvendit pas propozimeve të PS. Ndryshimet pritet të miratohen në seancën e së enjtes.

Ndonëse gjatë mbledhjes në Këshillin e Mandateve nuk ishte i pranishëm asnjë deputet i opozitës, u vendos që këro ndryshime të votohen të enjten në Kuvend.

Ndryshimet në rregullore parashikojnë ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit. Deri më sot dënimi maksimal është 10 ditë, ndërkohë që PS kërkon që ky dënim të behet deri në 60 ditë.

 Kujtojmë se aaxhoranca miratoi seancën e kaluar (7 Dhjetor) futjen me procedurë të përshpejtuar të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, pas kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, të cilët hodhën tymuese e shashka gjatë votimit të buxhetit 2024.

 

Të fundit