Flash News

E-TJERA

Miratohet drafti PS-PD për Reformën Zgjedhore: Në zgjedhjet e 2025 me dy lista, diaspora voton me postë

Miratohet drafti PS-PD për Reformën Zgjedhore: Në zgjedhjet e

Komisioni i Ligjeve ka miratuar pas disa orësh debat, me 18 vota pro dhe vetëm 1 kundër, propozimet për ndryshimin e Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e 2025.

Pas dakordësisë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, drafti tashmë i kalon Kuvendit për miratim, ndërsa i vetmi deputet që doli kundër ishte Enkelejd Alibeaj.

Kështu, nëse miratohet edhe në Kuvend me 84 vota, ky draft i hap rrugë votës së diasporës në zgjedhjet e 2025, si edhe listat do të jenë 2/3 të hapura dhe 1/3 e mbyllur. 

Emigrantët do të votojnë me postë private, e cila do të përzgjidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Po ashtu, në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë lista të hapura 100%, por do të shkohet me dy palë lista. Në listën e parë do të jenë kandidatët e sigurt, të cilët do të marrin mandate nga Partia politike, kurse në listën e dytë, rreth 30 përqind e kandidatëve do t’i nënshtrohen procesit të votimit me parapëlqim.

 

Të fundit