Flash News

E-TJERA

Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për 25 Prillin, rrëzohet ‘Becchetti’

Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për 25 Prillin, rrëzohet

Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit.

Po ashtu, është rrëzuar kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen ‘Becchetti’, ndërkohë që votimi për Komisioni Hetimor për inceneratorët është shtyrë për seancën tjetër plenare, komisione që janë kërkuar nga Partia Demokratike. 

Ngritja e komisionit hetimore për përdorimin  e administratës për zgjedhjet e 25 prillit u votua me 123 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Po ashtu, Kuvendi ka rrëzuar ngritjen e komisionit hetimor për 'Beccheti', me 46 vota pro dhe 77 kundër. 

Nga ana tjetër, Kuvendi ka rrëzuar dekretin i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Ky dekret mori 43 vota pro dhe 76 kundër.

Të fundit