Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
“Mitsotakis e ka takuar personalisht babain”, flet për herë të parë djali i Fredi Belerit
Djali i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, foli për herë të parë në lidhje me arrestimin e të atit dhe përplasjen politike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai u pyet dhe nëse ka pasur kërcënime ndaj familjes së tij, gjatë fushatës elektorale ose më pas.
Ai theksoi se në jetën reale nuk kanë pasur kurrë kërcënime, përveç komenteve negative në rrjete sociale.
“Gjatë fushatës ne nuk kemi pasur kërcënime, është tjetër pamja që shfaqet në televizione dhe tjetër pamja që ne kemi në Himarë dhe Shqipëri, apo kudo ku shkojmë. Kërcënime në media sociale kemi pasur, por në jetën reale asgjë nuk ka qenë e vlefshme. Jetojmë në harmoni të plotë”, tha Beleri.
Ai nënvizoi gjithashtu dhe mbështetjen e Athinës për rastin e babait, ku tha se kryeministri Mitsotakis e njeh personalisht të atin.
Sipas tij, interesi i shtuar i Athinës vjen për shkak se ata janë qytetarë grekë.
“Natyrshëm që po kemi pasur mbështetjen e Athinës. Këtu madje lidershipi politik ka treguar interes për këtë çështje, pasi ne jemi qytetarë grek. Në Himarë nuk jeton vetëm komuniteti shqiptar por dhe komuniteti grek. Ju duhet ta perceptoni se kjo gjë është e vetëkuptueshme. Zoti Mitsotakis ka ardhur më 22 dhjetor në Himarë, na ka vizituar, na ka takuar nga afër dhe e ka takuar personalisht tim atë. Ju e kuptoni se ai nuk mund t’i pranojë disa gjëra.
Sigurisht që duhet të jemi vende mike, por kjo gjë duhet të zgjidhet. Familja evropiane ka disa rregulla ashtu edhe fqinjësia e mirë ka disa regulla. Për marrëdhëniet mes dy qeverive nuk dua të bëj asnjë koment”, tha ai.