Flash News

E-TJERA

"Mjafton të jenë burra dhe t'i fusim ka...", gafa e kandidatit të LSI-së po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

"Mjafton të jenë burra dhe t'i fusim ka...", gafa e

Gafa e një kandidati për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim është duke bërë xhiron e rrjetit. Teksa po fliste përballë qytetarëve gjatë një takimi elektoral, ai ngeci te fjala kazmë, duke thënë vetëm dy shkronjat e para dhe kjo ka shkaktuar të qeshura tek të pranishëmit.

"Ju bëj thirrje gjithë burrave shqiptarë të bashkohen, nuk ka rëndësi nga veriu në jug apo nga lindja në perëndim. Nuk ka rëndësi cila force i përkasin, nuk ka rëndësi se çfarë profesioni kanë. Mjafton të jenë meshkujt të bashkohen dhe t'i fusim ka....(kollitet) kazmën" u shpreh kandidati i LSI-së.

Pas këtij momenti edhe vet kryeatrja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ndodhej në krah të tij, ka qeshur me të madhe. Prej dy ditësh, videoja e këtij momenti është duke u shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.



Të fundit