Flash News

E-TJERA

Mjeku: Tullumbacja me oksid azoti mund të sjellë edhe paralizë nervore

Mjeku: Tullumbacja me oksid azoti mund të sjellë edhe paralizë

Tullumbacja me drogë po përhapet gjerësish në vendin tonë teksa po shitet dhe në lokalet e Tiranës.

Ndërkohë që mjeku Leidon Shapo ka ngritur alarmin për pasojat negtive që sjell kjo tullumbace e cila tundon të rinjtë.

Mjeku për mediat u shpreh se personat që e provojnë përjetojnë një gjendje të rëndë si të fikët apo deri në paralizë nervore.

Tullumbacja njihet si gazi gazsjellës ose i të qeshurës. Pas përdorimit të një tullumbaceje në varësi të personit, për shembull një person që mund të ketë pirë 10 tullumbace mund të mos i ndodhë asgjë, por ka edhe persona që pas 2 tullumbaceve të tilla ndiejnë një gjendje ilariteti, të qeshure, mund t’ju merren mendtë, madje ka raste të rralla dhe të rënda ku mund t’ju bjerë edhe të fikët apo të kalojnë në paralizë nervore”, thotë mjeku.

Të fundit