Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga, 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Fier

Mjeti del nga rruga, 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, në fshatin Çermë Sektor.

Shoferi 63-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja M. S., 47 vjeçe.

Të dëmtuar kanë mbetur pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një i mitur 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.

"F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit", njofton policia.

Të fundit