Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga, aksidentohen katër minatorë në Qaf Buall-Krastë

Mjeti del nga rruga, aksidentohen katër minatorë në Qaf

Katër minator mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm, pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Qaf Buall – Krastë, teksa minatorët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit.

Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Burime nga spitali thanë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Të fundit