Flash News

E-TJERA

Aksident në afërsi të Konispolit, vdes 35-vjeçarja; kishte ardhur nga Greqia për dasmën e vëllait

Aksident në afërsi të Konispolit, vdes 35-vjeçarja; kishte
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Qafë Botë, në afërsi të Konispolit.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe nga përplasja ka humbur jetën Adriana Prendi 35 vjeç. Të plagosur kanë mbetur bashkëshorti, i cili drejtonte mjetin, dhe një tjetër person që udhëtonte me ta.

Të aksidentuarit jetonin në Greqi dhe kishin ardhur në Tiranë për dasmën e vëllait të viktimës.

"Rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.

Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga", njofton policia.

Të fundit