Flash News

E-TJERA

Mjeti del nga rruga në Kamzë, aksidentohen tre të mitur

Mjeti del nga rruga në Kamzë, aksidentohen tre të mitur
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e sotme në zonën e Kamzës.

Dy automjete janë përplasur fillimisht me njëra tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre ka dalë nga rruga duke lënduar tre fëmijë të mitur.

“Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz,  janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore”, njofton policia paraprakisht.

 

Të fundit