Flash News

E-TJERA

Modeli i fletës së votimit dhe debati për logon, apeli i Yuri Kim: Siguroni rregulla dhe kushte të drejta

Modeli i fletës së votimit dhe debati për logon, apeli i Yuri
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar për situatën parazgjedhore në vendin tonë. Ajo apelon autoritetet që të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të realizohen në kohë dhe të jenë transparente.

Çdo veprim që nuk shkon në këtë linjë, sipas kryedipomates, është në dëm të qytetarëve dhe demokracisë.

Ndërkohë, debati është përqëndruar te fleta e votimit. Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që fleta të ishte me emra, PS e ankimoi në KAS, kërkesë që u pranua nga kjo e fundit, e cila vendosi që fleta të ishte me numra.

Gjithashtu një tjetër pikë që pati kundërshti, ishte logoja e partisë Bindja Demokratike. PD ngriti pretendimin se ka ngjashmëri me logon e saj dhe se shkakton konfuzion te qytetarët.

Të fundit