Flash News

E-TJERA

Morën peng dhe dhunuan të miturin në aksin Fushë Krujë – Vorë, dy të arrestuar, dy në kërkim

Morën peng dhe dhunuan të miturin në aksin Fushë Krujë

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në aksin Fushë Krujë – Vorë, ku një i mitur u mor peng dhe u dhunua.

Sipas policisë, të përfshirë në ngjarje janë 4 persona, dy të cilët janë ndalaur dhe dy janë shpallur në kërkim. Këta persona në bashkëpunim, kanë marrë peng të miturin dhe më pas e kanë dhunuar, bashkë me dy persona që e shoqëronin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.08.2025, pas komunikimit me Prokurorin, bënë ndalimin e shtetasve:

E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe A. Z.

Gjatë hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë një shtetasi të mitur.

Më tej, pas kallëzimit, shtetasit E. K. dhe A. Z. (në kërkim), kanë goditur me grushte shtetasin e mitur, si edhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin.

Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit