Flash News

E-TJERA

Kërkoi 1000 euro për mos të hequr tendën e një lokali, lihet në burg inspektori i IMT-së

Kërkoi 1000 euro për mos të hequr tendën e një lokali,

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin tjetër të IMT-së në Bashkinë Tiranë, Klajdi Zhilla.

Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi kërkonte ryshfet gjatë ushtrimit të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike. Bashkë me të është arrestuar edhe inspektori tjetër Gerald Fuçia, i cili akuzohet për të njëjtat vepra penale.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet për këtë rast nisën nga Policia e Tiranës dhe më pas u referuan pranë SPAK, pasi një qytetar, pronar i një lokali, ka kallëzuar inspektorët duke i akuzuar se i kishin kërkuar 1,000 euro ryshfet për një tendë të vendosur pa leje.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve,” thuhet në njoftimin e SPAK

Të fundit