Flash News

E-TJERA

"Mos bëj kompetenten me mua”, komunikimi i dy zyrtareve nën hetim për tenderin e Llogarasë

"Mos bëj kompetenten me mua”, komunikimi i dy zyrtareve nën

Në dosjen e SPAK lidhur me tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë janë zbardhur mesazhe mes dy zyrtareve që diskutojnë për fituesin e kontratës.

Valbona Pepa i shkruan Jetmira Dervishit, duke i kujtuar se kishte premtuar se do të skualifikonte kompaninë fituese, e cila ishte nga Turqia.

Dervishi është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Pjesë nga bisedat mes tyre: 

Në datën 01.10.2021, në orën 16:13, shtetasja Valbona Pepa i dërgon shtetases Jetmira shpall fituesi Turku me gjoken".

Në orën 16:14, Valbona Pepa: "Ok Si duket sit Ka gjo ne terezi". Në orën 16:15, Jetmira Dervishi: "Do e flasim te henen". Në orën 16:15, Valbona Pepa: "Djale a vajze Deri te henen ohuuuu". Në orën 16:16, Jetmira Dervishi: "Hahahah". Në orën 16:21, Valbona Pepa: "Ku je ti qe do i skualf Kur them une". Në orën 16:23, Jetmira Dervishi: "U argumentua ne grup meritonte".

Në orën 16:26-16:28, Valbona Pepa: "Ta dish ti se qendron puna henen flasim E mos me bej kompetenten". Në orën 16:28, Jetmira Dervishi: "Do e flasim te henen". Në orën 16:28, Valbona Pepa: "Ciao", Në orën 16:28, Jetmira Dervishi: "Se ta dish ti si qendron puna. Në orën 16:28-16:30, pra Valbona Pepa: "PoQe nga emri e kuptova Sekretim Dolet ju E bera ne sistem". Në orën 16:31, Jetmira Dervishi: "Po po dolem Se une po iki Jemi per dreke".

"Mos bëj kompetenten me mua”, komunikimi i dy zyrtareve nën

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit