Flash News

E-TJERA

“Mos e rrih atë shteg”, gazetari- Veliajt: Po u hap SKY dhe EncroChat, do të dalin persona që kanë folur me mua për të

“Mos e rrih atë shteg”, gazetari- Veliajt: Po u hap SKY dhe

Gazetari Artan Hoxha deklaron se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka sulmuar me qëllim për ta intimiduar në një intervistë televizive.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke thënë se ka folur në EncroChat dhe SKY me disa persona, pikërisht për Erion Veliajn. 

Ai sot kishte stisur një dalje, në momentin kur kaluan tre ditë dhe u duk sikur u harrua historia e inceneratorëve. Ai ka stisur një dalje dhe është marrë me mua.

Unë nuk jam as drejtor, as kryeredaktor, as te listëpagesat e bashkisë Tiranë, që është furnitori i gjirizit të medias. Ai del dhe thotë që dal në bisedat e SKY. Unë e kam thënë publikisht që në 2020, me telefon në dorë dhe kam thënë ky është telefon që përdor krimi i organizuar. Madje dënoncimi i parë është bërë nga unë në Daily Express, media britanike.

Me gjithë këtë hall që ka ai, pse bën këtë goditje? Ka evidentuar kush janë njerëzit dhe mediat që mund t’i krijojnë probleme. Ka zgjedhur të qëllojë tek e tek.
Ai thotë gjithashtu, “ata që merren me makinat e parkuara, dalin ne EncroChat me banda". 

Po i them Veliaj, po u hap SKY dhe EncroChat, do të dalin aty persona që kanë folur me mua për Erion Veliajn. Prandaj i them mos e rrih shumë këtë shteg, se nuk e di ku të çon. 

Ajo që i kërkojmë SPAK-un është të hetojë politikanët, se banditët i dimë ne.”, deklaron Hoxha.

 

Të fundit