Flash News

E-TJERA

“Mos i jep karkaleca këtij”, Petrit Qoli shpërthen në GJKKO: Po kryeni gjenocid

“Mos i jep karkaleca këtij”, Petrit Qoli shpërthen në

Është zhvilluar seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë”.

Gjatë përcaktimit të kalendarit të seancave, njëri prej të pandehurve, Petrit Qoli, ka shpërthyer ndaj Nuredin Dumanit dhe prokurorit Behar Dibra.

Qoli iu drejtua prokurorit duke thënë se gjykata po kryen gjenocid individual dhe se ai tashmë prej dy vitesh ndodhet në burg për shkak të Dumanit.

“Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O prokuror po ma vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit) se ky maksimumi makarona han”, mësohet të ketë thënë në seancë Petrit Qoli.

Të fundit