Flash News

E-TJERA

Moti i keq/ 1580 ha nën ujë, dalin nga shtrati lumenjtë dhe dëmtohet rruga Vlorë-Orikum

Moti i keq/ 1580 ha nën ujë, dalin nga shtrati lumenjtë dhe
Foto Ilustruese

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë probleme në disa zona. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugën nacionale në Gjirokastër. Gjithashtu ka dalë nga shtrati lumi i Viroit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me lumin Erzen, ku për pasojë janë përmbytur disa banesa. Ndërkohë 10 familje janë izoluar.

Në qarkun Lezhë 250 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa në qarkun e Shkodrës janë përmbytur mbi 1330 hektarë tokë bujqësore.

Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar aksin Vlorë-Orikum.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim mbi gjendjen aktuale të rrugëve. Sipas ARRSH-së, pavarësisht rrëshqitjeve të dherave, rrugët janë të kalueshme.

Ndërkohë rekomandohet që të përdoret zinxhirë për të shkuar në fshatin turistik, Dardhë.

Të fundit