Flash News

E-TJERA

Moti i keq, mbi 40 fshatra pa energji elektrike në juglindje

Moti i keq, mbi 40 fshatra pa energji elektrike në juglindje

Më shumë se 40 fshatra të juglindjes janë pa energji elektrike këtë të hënë, si rrjedhojë e motit të keq.

Në njësinë administrative Gore të Bashkisë së Maliqit kanë mungesë të energjisë elektrike 17 fshatra.

Pa energji elektrike janë dhe 12 fshatra të njësisë administrative Propotisht. E njëjta situatë paraqitet prej disa orësh në 5 fshatra në njësinë administrative Pojan të Bashkisë së Maliqit si dhe fshatra të tjerë të bashkisë së Korçës të cilët marrin furnizim nga i njëjti fidër.

Pa energji elektrike edhe fshatra të bashkive Devoll e Kolonjë, kryesisht të Devollit të Sipërm por dhe ato të fushës.

 Kushtet e vështira atmosferike e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e specialistëve të OSSHE.

Të fundit