Flash News

E-TJERA

Moti në fundjavë, temperaturat pësojnë rritje graduale

Moti në fundjavë, temperaturat pësojnë rritje graduale

Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, moti këtë fundjavë do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë kryesisht në orët e mesditës dhe më të theksuara në relievet malore.

Sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat por në ato të mëngjesit mbeten ende të freskëta.

Era këtë fundjave do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës me shpejtësi deri në 8-10m/s.

Moti në fundjavë, temperaturat pësojnë rritje gradualeMoti në fundjavë, temperaturat pësojnë rritje graduale

Të fundit