Flash News

E-TJERA

Motra vrau motrën, psikologia: Ndjenja e paragjykimit i privon të kërkojnë ndihmë

Motra vrau motrën, psikologia: Ndjenja e paragjykimit i privon të

Psikologia Arjana Muçaj, ka folur këtë pasditen mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi disa ditë më parë ku motra vrau me thikë motrën.

E ftuar në FaxNews, psikologia analizoi shkaqet psiko-sociale të kësaj vrasjeje brenda familjes duke e lidhur edhe ngjarje te tjera të kësaj natyre të ndodhur kohët e fundit në shoqërinë tonë. 

Arjana Muçaj: “Nuk është rasti i vetëm dhe i izoluar, kemi patur raste abuzimi deri në rastin kur prindi rreh djalin, djalin rreh prindin, bashkëshorti rreh bashkëshorten pikërisht për ndryshime që ndodhin në sjelljen e individit pikërisht nga përdorimi i alkoolit, pasi individ kthehet i pavetëdijshëm në veprimet që kryen ndaj anëtarëve të tjerë të familjes… qoftë pastaj mënyra se si ndikon në anën financiare,ekonomike brenda përbrenda familjes dhe kjo është edhe një tjetër arsye, një tjetër faktor i cili është nxitës në dhunën brenda përbrenda familjes”.

Gjithashtu psikologia u ndal edhe tek shkaqet se pse këto fenomene brenda familjes zbulohen gjithnjë pasi ndodh një tragjedi.

Brenda familjes shqiptare ekziston bindja që asnjë prej anëtarëve të saj nuk duhet të duket keq në sy të të tjerëve,prandaj edhe problemet mbeten brenda saj. Konfliktet që mund të ketë një familje asnjëherë nuk kërkohet ndihmë për to tek asnjë individ apo institucion.

"Këto persona nuk kërkojnë ndihmë ky problem mbetet brenda familjes, pasi konsiderohet e turpshme. Pra si mundet një familje që në sy të të tjerëve është një familje model por që e ka këtë problem brenda përbrenda dhe ndonjëherë edhe mospasja e nivelit të arsimimit të individit, gjë që nuk e lejon atë të ketë një informacion të duhur dhe të kërkojë informacion përtej mureve ku ky person i alkoolizuar ndodhet.

Ndjenja e paragjykimit që iu bëjmë ndonjëherë këtyre familjeve i privon ata të kërkojnë ndihmë. Në rastin konkret, vajza që kreu krimin ishte person i arsimuar që i kishte të gjitha mundësitë të kërkonte ndihmë për të mos arritur deri aty. Në çastet e konfliktit dhe mënyra se si agravon konflikti qenia njerëzore është e pakontrollueshme deri në humbjen e jetës,” përfundon Muçaj.

Të fundit