Flash News

E-TJERA

“Mprihni sfurqet, kush prek votën i pritet dora”, Meta sqaron deklaratën e para 25 prillit

“Mprihni sfurqet, kush prek votën i pritet dora”, Meta sqaron

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar deklaratën e tij të fortë para zgjedhjeve të 25 prillit, kur tha ‘mprihni sfurqet, kush prek votën i pritet dora’.

teksa lexoi përgjigjen që ka dhënë në Gjykatën Kushtetuese, Merta tha se kjo pyetje mund të jetë e influencur nga propaganda e PS që vijon sulmet e pandërprera ndaj presidentit.

"Mprehja e sfurqeve, kush prek votën i pritet dora? Kjo pyetje mund të jetë e influencur nga propaganda e PS që vijon sulmet e pandërprera ndaj presidentit. metaforën janë për t'u diskutuar nga gjuhëtarët dhe jo nga kushtetuta e vendit. Fushata e 2021 u tensionua në mënyrë ekstreme ku pasi shumë situata të rënda provokative dhe vetëm presidenti ishte ia që mbajti qëndrime për të dekurajuar këtë përshkallëzim dhe parandalimin e  pasojave. Pse duhej të shqetësohej macxhoranca për përmendjen e sfurqeve, nëse ajo nuk synonte të prekte votën më 25 prill.

Kushdo që do të donte ta shikonte Presidentin pasiv kur fushatat zgjedhore përgjaken, do të thotë se kërkon t'i shërbejë shtetit të dhunës. Kushdo që do të donte ta shikonte Presidentin pasiv para shpërdorimit të parave publike për blerjen e votës do të thotë që është pro varrosjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

Shembujt nuk mungojnë. Në Rumani, Presidenti iu bashkua protestës për një ligj, që lidhej me konfliktin e interesit dhe ai deklaroi se veprimi i qeverisë ishte fillimi i një grushti shteti që duhej ndalur. Te ne lihej si ai miratoheshin çdo seancë në Kuvendin tonë njëpartiak", tha Meta.

Të fundit