Flash News

E-TJERA

Mungesa e Veliajt në takimin e Ramës, reagon Kryeministria: Shkak u bë agjenda

Mungesa e Veliajt në takimin e Ramës, reagon Kryeministria: Shkak u

Kryeministria ka reaguar pas mungesës së Erion Veliaj në takimin e Ramës me kryebashkiakët e vendit.

Sipas njoftimit të përcjellë nga Kryeministria, mungesa e Veliajt ka qenë për shkak të agjendës së kryebashkiakut. Veliaj ka marrë pjesë në nderimin e ish-ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu.

"Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte i ftuar në mbledhjen që zhvilloi Kryeministri Rama me kryetarët e bashkive paraditen e së mërkurës në Kryeministri. Për shkak të agjendes dhe aktivitetit të parashikuar për nderimin e ish-ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksander Arvizu me “Çelesin e qytetit”, z. Veliaj u përfaqësua në takimin me Kryeministrin nga Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Frida Pashako", thuhet në njoftim.

Të fundit