Flash News

E-TJERA

Mungonte prokurori dhe avokati i çështjes, shtyhet sërish seanca gjyqësore për Zani Caushin

Mungonte prokurori dhe avokati i çështjes, shtyhet sërish
Foto Ilustruese/ Zani Caushi

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për ish- kreun e bandës së Vlorës në ’97-tën, Zani Caushi.  Mësohet se, shkak është bërë mungesa e prokurorit dhe avokatit të çështjes.

Caushi, përmes avokatit të tij mbrojtës, ka kërkuar  përllogaritjen e saktë të viteve të burgut, për të parë nëse mund të fitojë lirinë me kusht.

Gjykata e Korçës ka vendosur ta administrojë të gjithë dosjen për të dalë në një përfundim. Kujtojmë se, Caushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit.

Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Dhe më pas sepse duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe duhet të lirohet.

Zani Caushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa e vuan në burgun e Drenovës në Korçë.

Të fundit