Flash News

E-TJERA

`Muzikën nuk mund ta kemi më të mirë se hekurudhat!´

`Muzikën nuk mund ta kemi më të mirë se hekurudhat!´

Nga Stefan Capaliku

Po i hedh herë mbas here një sy festivalit të këngës në rtsh. Me ju dhimbtë gurit e drunit. Po më heq mallin e estradave të dikurshme. Konferencierë që nuk arrijnë të çojnë në fund një fjali. Mungesë e theksuar provash. Prezantuesja heq po aq keq të shqiptojë emrin e Pjetër Gacit, si të ishte emri i një filozofi nga Nepali.

Këngëtarët e kanë të pamundur që të dalin mbi paaftësinë e tyre vokale.

Pjesa më e madhe e kompozitorëve duken si të ardhur nga inteligjenca artificiale.

Përjashto orkestrën, instrumentistët dhe dirigjentët, e gjithë pjesa tjetër një rrobaqepësi e madhe, idiote dhe e pashpresë.

Kjo verteton edhe njëherë teorinë se kjo botë është sistem dhe strukturë. Korrupsioni të ha edhe shpirtin... Muzikën nuk mund ta kemi më të mirë se hekurudhat... Ideali estetik: "Ji vetvetja!"

Të fundit