Flash News

E-TJERA

“Naimi na ka prerë në besë”, flet babai i Liridona Murselit: Ja pse ma vrau vajzën

“Naimi na ka prerë në besë”, flet babai i Liridona

Babai i Liridona Ademaj Murselit ka folur për vrasjen e së bijës, krim për të cilin i dyshuari kyç është Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës.

Për News 24 babai i Liridonës tha se është njoftuar për lajmin e rëndë nga Naimi. Ai thotë se Liridona ka pasur një sigurim jetësor në Suedi dhe flitet për shuma të mëdha parash, që dyshohet të ketë qenë motive i vrasjes.

“Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë. Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin. Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit.

Ne dyshojmë se ka pasur jetë luksi të madhe. ‘Ta vras këtë dhe t’ia marr pensionin, paratë çfarë i takojnë’, me këtë ide ka ecur Naimi. Vetëm për çështje ekonomike mund të ketë bërë. Të vrasë gruan dhe fëmijët ti leje në rrugë është gjynah i madh. Fëmijët janë në shtëpinë e Naimit. Nga ne nuk ka asnjë pengesë se ku duhet të rrijnë fëmijë”, tha babai i viktimës.

Të fundit