Flash News

E-TJERA

"Nata e zezë, të zuri prit dhe të preu në besë", shoku i adoleshencës i kushton këngë emocionuese Sokol Olldashit

"Nata e zezë, të zuri prit dhe të preu në

Një shok i adoleshencës i ka kushtuar një këngë politikanit të ndjerë Sokol Olldashi. Këtë gjë e ka bërë me dije Kozeta Mamaqi, e ëma e Sokol Olldashit, përmes një postimi në rrjetet sociale. 

"Pa ty (Sokol Olldashi)" titullohet kënga e cila mban vargje mjaft emocionuese dhe kujtime të së kaluarës

"Te dashur miq, nuk jam mare me statuse, por tani sapo mora nga nje mik, mesues i histori-gjeografise ne shkollen “ Todi Koceli” te Selenices, nje link, te cilin deshiroj ta ndaj me ju. Mesuesi quhet Ilia Bombaj. Linku ka nje kenge , kushtuar birit tim, Sokolit nga nje shok i tij i adoleshences . Mesuesi ka qene pjese e komunitetit te perbashket, kur une kam qene e internuar ne qytezen e tyre dhe Koli ishte femije i vogel. Ata e deshen Kolin, i cili nuk e harroi kurre ate. Edhe une e dua Selenices e njerezit e saj, sepse ne te kam aqe shume kujtime , edhe me birin tim. I miri Ilia, me kete dergese , me emocionoi gjer ne lote. Faleminderit, mik!" shkruan Kozeta Mamaqi. 

"Të përshëndes miku nga larg, me këngët që kënduam me mall,
Me zërin e shuar dhe me zemër të dëshpëruar në ato vite që ndam,
Po mallkoj atë natën e zezë, të zuri prit dhe të preu në bes,
Lotët në sy si një lumë më vërshojnë, indinjatë e shpirtit që kurrë nuk harron, 
A siukur të isha më parë unë aty që mund ta ndalja atë pabesi." është një pjesë e tekstit të të këngës.

Të fundit