Flash News

E-TJERA

"Nazmija ishte e urtë, ujin nuk e turbullonte", krimi në Maqellarë; flasin banorët e zonës

"Nazmija ishte e urtë, ujin nuk e turbullonte", krimi në
Foto ilustruese

Banorët e zonës kanë folur për krimin, ku 40-vjeçarja Miranda Markja qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj 74-vjeçe, Nazmije Markja.

Ata kanë thënë për mediat se kanë shkruar ditën e djeshme për ngushëllim, por nuk e kanë ditur arsyen e vërtetë të vdekjes. Banorët janë shprehur se janë informuar nga mediat për ngjarjen.

Sa i përket aludimeve se nusja vuante nga probleme të shëndetit mendor, ata nuk janë në dijeni. Për viktimën ata kanë thënë fjalë të mira.

“Nazmija shumë e mirë, e urtë, e sjellshme, ujin nuk e turbullonte. I kam fis të largët. Dy djemtë i ka në Itali nusja, një voc të vogël ka këtu, një gocë e ka martuar në Bulqizë, rri në Angli. Nusja, thonë që ka qenë pak me të meta. Bashkëshorti ishte në Maqellarë duke shitur me një tavolinë, kur e morën në telefon dhe ka ardhur e ka gjetur të vrarë nga ora 4 pasdite dje. Kanë njoftuar policinë, se kush nuk e di dhe erdhi policia”, tha një banor për 'News 24'.

Ndërkohë një tjetër banor thotë:“Shumë të mirë si familje, punëtorë, në punë të vet, në hall të vet. Se si u bë nuk e di. Njerëz shumë të urtë, të butë. Në televizor e dëgjova. Ne shkuam për ngushëllim, po nuk e dinim që e kishte vrarë. Morëm detyrat si komshi për të marrë pjesë në varrim. Nuk na thanë përse kishte vdekur. Sot e morëm vesh në televizor. Policia ka qenë mbrëmë sipas të dhënave. Nuk dimë gjë që kanë pasur konflikt. Ka katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem”.

Krimi në familje ndodhi mbrëmjen e djeshme. 40-vjeçarja qëlloi disa herë me thikë vjehrrën e saj, e cila nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra. Ajo e fshehu krimin për disa orë, por ishte bashkëshorti i saj, i cili denoncoi në polici Miranda Markjan. Kjo e fundit e ka pranuar krimin.

Të fundit