Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i serenatave korçare, Astrit Koçibelli

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i serenatave korçare, Astrit

Një nga figurat më të dashura të qytetit të serenatave, Korçës, Astrit Koçibelli, është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë.

“Lamtumirë Astrit Koçibelli.Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare.Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë”, thuhet në njoftim.

Të fundit