Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta nobelisti shqiptar, Ferid Murad

Ndahet nga jeta nobelisti shqiptar, Ferid Murad

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare nobelisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, Ferid Murad.

Ai jetoi në SHBA ndërsa ka ligjeruar në universitetet më eminente të Amerikës dhe jo vetëm. Në vitin 1998 fitoi çmimin Nobel në sferën fiziologji/mjekësi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar i afërmi i tij në rrjetin social të Facebook.

“Sot pushoi se rahuri zemra e njerit nder figurat me te medheja te kombit Shqiptar . Nobelistit tone dr Ferid Murad. Pushofshe ne paqe miku im Zoti te bekofte”, shkruan Ceka.

Ferid Murati lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana, ShBA, është studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998.

Mbante titullin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ne Universitetin e Tiranës. Babai i tij, Xhabir Murat Ejupi, ka lindur në Shqipëri në 1892 dhe ishte më i madhi prej katër fëmijëve.

Ferid Murad u shpërblye me çmimin më të madh për zbulimin e rolit të oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular.

Zbulimi i tij se oksidi nitrik (NO) bën që enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen, ka aplikime të gjera në mjekësi sot.

Përdoret për të rregulluar presionin e gjakut; lufton infeksionin; dhe trajtojnë sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, si dhe kancerin, shokun dhe impotencën.

Zbulimi jo vetëm që kontribuoi në një kuptim më të mirë se si informacioni transmetohet midis qelizave, por gjithashtu pati një ndikim të rëndësishëm në mjekësinë kardiovaskulare, duke çuar në ndryshime në trajtim pas atakut në zemër.

 

 

Të fundit