Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta “Sokrati” shqiptar. Lamtumirë Mirush Kabashi!

Ndahet nga jeta “Sokrati” shqiptar. Lamtumirë Mirush Kabashi!

Është ndarë nga jeta aktori i njohur Mirush Kabashi.

Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare në orët e para të mëngjesit të së martës (5 dhjetor), pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi i trishtë e ka bërë të ditur vetë familja e tij në një njoftim në Facebook-un zyrtar të aktorit.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

Ndahet nga jeta “Sokrati” shqiptar. Lamtumirë Mirush Kabashi!

Kush ishte Mirush Kabashi?

Aktori lindi më 17 prill të 1948, ndërsa është fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë. Ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma lëvizës.

Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Një pjesë të jetës së tij Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

 

Të fundit