Flash News

E-TJERA

Ndalohet qarkullimi i mjeteve në aksin Tiranë-Peshkopi në këto data

Ndalohet qarkullimi i mjeteve në aksin Tiranë-Peshkopi në

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në datën 29 dhe 30 Shtator nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas.

Nuk bëhet fjalë për gjithë aksin rrugor, por për segmentin nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit”.

Njoftimi:

Në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor ???? nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit”lajmërojmë të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se:

Në datën 29.09.2023 dhe në 30.09.2023 nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohore

Të fundit