Flash News

E-TJERA

Ndaluan makinën e postieres së pensioneve, procedohet kandidati për deputet në Dibër dhe katër mbështetës të PD

Ndaluan makinën e postieres së pensioneve, procedohet kandidati

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht kandidatin për deputet Luan Haka dhe katër mbështetës të PD, pasi pak ditë më parë ndaluan për kontroll punonjësen e postës në Maqellarë, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave.

Sipas policisë, makina është ndaluar në mënyrë të paligjshme dhe nga verifikimet e kryera në automjetin që përdorej për shpërndarjen e pensioneve nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit :

A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O.,  banues në Dibër, (simpatizanë të një subjejti politik)

Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme,  në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M,  punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor  dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale" Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", njofton Policia. 

 

Të fundit