Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e Marko Bello, Meta: Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme

Ndarja nga jeta e Marko Bello, Meta: Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit Marko Bello.

Meta thotë se vdekja e tij është një dhimbje shumë e madhe dhe se ai ishte një qytetar model e familjar shembullor.

Marko Bello ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi pasi ishte infektuar me COVID-19.

Postimi i plotë:

 “Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO

Të fundit