Flash News

E-TJERA

Ndarja nga jeta e Sassolit/ Politika shqiptare shpreh ngushëllimet: Avokat i zjarrtë, zëri i Shqipërisë në BE

Ndarja nga jeta e Sassolit/ Politika shqiptare shpreh ngushëllimet: Avokat

Politika shqiptare ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Kryeministri Edi Rama, me një postim në Facebook, shkruan se Sassoli ishte jo vetëm një politikan i respektuar dhe evropian i paepur, por edhe një avokat i zjarrtë i Shqipërisë.

“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte”, shkruan Rama.

Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa jep mesazhin ngushëllues për humbjen e David Sassolit, e quan atë “një mik të mirë të shqiptarëve dhe mbështetës të aspiratës sonë për integrimin evropian.”

Për presidentit Ilir Meta, ndarja nga jeta e David Sassolit, do të thotë “humbja e një europianisti dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.”

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka cilësuar Sassolin “një mik të madh, të rrallë e të ҁmuar për Shqipërisë”, duke e vlerësuar si “zërin e Shqipërisë brenda BE-së”.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaҁka, e ka vlerësuar David Sassolin “një president të shquar, mik për Shqipërinë dhe kampion të vlerave evropiane”.

Të fundit