Flash News

E-TJERA

Ndërhyrja me avionë grekë nuk funksionoi, Mali i Çikës prej 5 ditësh në flakë

Ndërhyrja me avionë grekë nuk funksionoi, Mali i

Zjarri në malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej 5 ditësh.

Ndonëse një ditë më parë, dy avionë të ardhur nga Greqia ndërhynë nga ajri, flakët nuk janë shuar ende.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaron se zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës.

“Vijojnë prej orësh përpjekjet nga toka dhe ajri për të shuar flakët në të vetmen vatër që kemi në të gjithë territorin e vendit, atë në Malin e Çikës. Zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës.

Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë”, shkruan Peleshi.

 

Të fundit