Flash News

E-TJERA

"Ndërkombëtarët janë më të merakosur se ne", Celibashi për zgjedhjet: Vështirë që humbësit të pranojnë me xhentilesë rezultatin

"Ndërkombëtarët janë më të merakosur se

I ftuar në "Kjo javë" me Nisida Tufën në Neës24, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka komentuar situatën që ka parë në fushatë që sipas tij është e ndezur dhe antagoniste.

Celibashi u shpreh duke thënë se kjo situatë të bën të mendosh se humbësit nuk do pranojnë rezultatin me qetësi dhe xhentilesë.

"Nuk mund të themi që situata është rozë. Shohim ligjërimin politik dhe zgjedhor të udhëheqjes politike, nuk është për të gjithë kështu, në përgjithësi atmosfera është e ndezur dhe antagoniste. Të  bën të mendosh që do jetë e vështirë për humbësin e zgjedhësve të pranojë me qetësi e xhentilesë, nuk është dramë e madhe të humbësh zgjedhje. Kanë humbur liderë të shquar botërorë, janë me qindra raste kur dikush që është menduar fitues, i ka humbur dhe s’ka qenë dramë. Shpresoj që humbësi në Shqipëri mos e përjetojë si dramë as personale as politike. Nëse të gjithë e marrin me qetësi, apo dhe me një lloj kurioziteti se kush fiton, do të jetë klimë e mirë dhe e qetë. Më duket si ligjërim për Norvegji apo Danimarkë, po kështu më vjen ta them,"- tha Celibashi për "Kjo Javë".

Po ashtu, kreu i KQZ-së, ka komentuar po ashtu dhe takimet me ambasadorët dhe u shpreh që ata janë më të merakosur se ne për zgjedhjet. Celibashi tha për ndërkombëtarët se  ata kanë demonstruar një vëmendje të shtuar për këto zgjedhje, pasi cilësia e tyre është e lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Prej disa kohësh, muajsh, komunitet ndërkombëtar këtu në Tiranë, por edhe në Bruksel e Uashington, kanë demonstruar një vëmendje të madhe e të shtuar për zgjedhjet në Shqipëri, pasi është e qartë se cilësia e këtyre zgjedhjeve lidhet shumë me ecurinë e proceseve integruese dhe duket sikur më të merakosur janë ndërkombëtarët për fatin e zgjedhjeve në Shqipëri, se sa ne, përfshi këtu gjithë shoqërinë. Kjo vëmendje e shtuar e komunitet ndërkombëtar tregon interesin e tyre për Shqipërinë. Fakti është se vëmendja e tyre është serioze dhe e përligjur. Na takon ne që t’i adresojmë mirë të gjitha shqetësimet e tyre. Siguria e procesit, garancia e votës, fshehtësia e votës, siguria që kjo votë është shprehje e vullnetit të lirë e të plotë të votuesit, janë shqetësimet e tyre kryesore”, u shpreh kreu i KQZ.

Të fundit