Flash News

E-TJERA

Ndërroi jetë disa muaj më parë, Kujtim Gjuzi e vendos në listën e kandidatëve për deputetë

Ndërroi jetë disa muaj më parë, Kujtim Gjuzi e vendos
Perika Xhuli, Kujtim Gjuzi

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi publikoi një ditë më parë listën e kandidatëve për deputetë të partisë së tij për zgjedhjet qendrore të 25 prillit. Ndër emrat e publikuar nga Gjuzi është edhe Perika Xhuli.

Arkitekti dhe një prej aktivistëve të kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Astrit Seranaj përmes një postimi në Facebook, thotë se Xhuli ka ndërruar jetë disa muaj më parë.

Ai ka risjellë në vëmendje një shkrim të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit për ndarjen nga jeta të Perika Xhulit.

Sipas Seranajt, ajo ishte e angazhuar në mbrojtjen e teatrit dhe ishte e pranishme gjithmonë në protestën e tyre.

 

Ndërroi jetë disa muaj më parë, Kujtim Gjuzi e vendos

Të fundit