Flash News

E-TJERA

U braktis në bodrum dhe më pas ndërroi jetë, spitali tregon diagnozat klinike të foshnjes

U braktis në bodrum dhe më pas ndërroi jetë, spitali tregon

Materniteti “Koço Gliozheni” ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku foshnja e braktisur nga e ëma ndërroi jetë, megjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se foshnja u soll në një gjendje të rëndë traumatike dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, pas shumë përpjekjesh u arrit që të rikthehej në jetë, edhe pse në gjendje të rëndë.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, foshnja ndërroi jetë në orën 10:45 të së enjtes.

Diagnozat klinike të foshnjes ishin; Lindje në term; Lindje per vias vaginalis; Hipotermi e thellë; Politraumë; Hemorragji pulmonare; Insufiçience multiorganore; Arrest kardiorespirator.

 

Të fundit