Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zv/kryetari i Bashkisë së Elbasanit

Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zv/kryetari i

Ka humbur jetën në moshën 37-vjeçare zv/kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi.

37-vjeçari pësoi para disa ditësh një goditje celebrale dhe iu nënshtrua një operacioni të gjatë, ndonëse pas operacionit ishte në gjendje të qendrueshme, sot ai ndërroi jetë.

Saraçi ishte një nga drejtuesit e mirënjohur nē sektorë të rëndësishëm tē bashkisë së Elbasanit. Ai kishte mbaruar studimet për gjuhën Frenge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe kishte kryer Masterin për Shkencat politike në Belgjike.

Në vitin 2013-2015 u emerua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në bashkinë Elbasan e më pas u rrit në detyrë, duke zënë postin e nënkryetarit të bashkisë, post të cilin e mbante edhe gjatë këtij viti.

Të fundit