Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë në QSUT, i dënuari me 10 vite burg

Ndërron jetë në QSUT, i dënuari me 10 vite burg

Ka ndërruar jetë Islam Binjaku, i dënuari me 10 vite burg për lëndë narkotike. I dënuari ndërroi jetë në reanimacion në QSUT, për shkak të një arresti kardiak.

"I dënuari Islam Refat Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.

I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me diagnozë Arrest Kardiorespirator.

Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit", thuhet në njoftim.

Të fundit