Flash News

E-TJERA

Ndërtimi i HEC-it, Meta mbështet banorët e Zall Gjocajt: Të ndalet masakra ekologjike dhe hetohen përgjegjësit

Ndërtimi i HEC-it, Meta mbështet banorët e Zall Gjocajt: Të
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbështetje të banorëve të Zall Gjocajt. Këta të fundit kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit në zonën e tyre me argumentin se dëmton jo vetëm pasuritë natyrore të Parkut Kombëtar Lurë, por dhe se vështirëson jetesën në këtë komunitet.

Kreu i Shtetit bën thirrje që "të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike". Ai i kërkon Prokurorisë të hetojë abuzimet, siç i quan ai, në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare.

Gjithashtu vë theksin te vlerat natyrore, ekuilibrat ekologjike dhe te interesat e komunitetit. Meta shton se përgjegjësit duhet të dalin para ligjit.

Të fundit