Flash News

E-TJERA

Ndërtuan pa leje në Ksamil, 4 të arrestuar, 1 në kërkim - EMRAT

Ndërtuan pa leje në Ksamil, 4 të arrestuar, 1 në kërkim

Policia e Sarandës ka konstatuar në rrugën “Riviera” në Ksamil, ndërtimin e dy objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente.

Si rezultart, ka arrestuar 4 persona që janë kapur duke punuar aty, shtetasit Ervis Pashaj, 36 vjeç, Robert Musej, 34 vjeç, Myqerem Muhametaj, 47 vjeç, dhe  Albano Avda, 19 vjeç, banues në Sarandë.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi Albert Pole, 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Sarandës për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Të fundit