Flash News

E-TJERA

Ndeshja Shqipëri-Poloni, këto janë rrugët që do të bllokohen

Ndeshja Shqipëri-Poloni, këto janë rrugët që do të

Këtë të dielë në orën 20:45, Shqipëria luan përballë Polonisë, në stadiumin “Air Albania”, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro2024.

Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje por edhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në kryeqytet gjatë ditës së sotme, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Kështu rrugët që do të jenë të bllokuara janë:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;

-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Të fundit