Flash News

E-TJERA

Ndeshja Shqipëri – Serbi, FIFA gjobit FSHF-në me 185 mijë euro

Ndeshja Shqipëri – Serbi, FIFA gjobit FSHF-në me 185 mijë

FIFA ka ndëshkuar Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) me 200 mijë dollarë (185 mijë euro) për shkak të sjelljes së papërshtatshme të tifozëve gjatë ndeshjes me Serbinë.

Sipas vendimit të FIFA-s, dënimi erdhi për shkak të ndërprerjes së himnit kombëtar të Serbisë nga tribuna, si dhe shfaqjes së mesazheve të papërshtatshme që konsiderohen të papranueshme për një ngjarje sportive.

Përveç gjobës, FIFA ka vendosur që stadiumi “Air Albania” (ose çdo tjetër ku Shqipëria do të luajë si vendase) të ketë reduktim të kapacitetit me 20 për qind në ndeshjen e ardhshme zyrtare. 

Kështu, ndëshkimin kuqezinjtë do ta ndjejnë që të martën, më 9 shtator, kur do të presin Letoninë në Tiranë.

Të fundit