Flash News

E-TJERA

Ndeshja sonte me Letoninë, publikohet formacioni i Kombëtares

Ndeshja sonte me Letoninë, publikohet formacioni i Kombëtares

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës mes Shqipërisë dhe Letonisë, e cila merr jetë sot në orën 20:45 në 'Air Albania' dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. 

Ashtu siç pritej, në ndeshjen me Letoninë ka një ndryshim radikal në krahasim me rreshtimin ndaj Gjibraltarit. Duke filluar nga porta e deri në sulm ka ndryshime futbollistësh.

Hysaj ka ruajtur vendin në të djathtën e prapavijës, Ajeti-Gjimshiti në qendër e Mitajn nga e majta.

Në mesfushë është kthyer treshja tashmë e zakonshme titullare me Shehun, Asllanin e Laçin.

Në sulm, Bajrami kthehet majtas e Broja në të djathtën, kurse Manaj është titullar në qendër

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Laçi, Shehu, Asllani; Broja, Bajrami, Manaj.

Letonia:Zviedris, Ciganiks, Balodis, Cernomordijs, Melniks, Jurkovskis, Zelenkovs, Vapne, Varslavans, Daskevics, Sits.

Të fundit