Flash News

E-TJERA

Ndryshe nga grupet e tjera, ushtarët që do të marrin pjesë në stërvitjen amerikane do të vaksinohen me "Pfizer"

Ndryshe nga grupet e tjera, ushtarët që do të marrin pjesë
Foto ilustruese

Për forcat e armatosura shqiptare procesi i vaksinimit ka nisur ditën e djeshme. Kjo pasi në vendin tonë do të zhvillohet stërvitja e madhe ushtarake “Defender europe/21”,  që do të mbahet nga 26 prilli deri në 20 qershor.

Nisur nga kjo, vendi ynë ka nisur punën për imunizimin e trupave që do të jenë pjesë e stërvitjes. Por, sipas "Panorama. al", ata po vaksinohen me “Pfizer”, dhe jo me dozat kineze sikurse grupet e tjera. Lajmi "Panorama. al" është konfirmuar nga burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat thonë se forcat ushtarake që do të marrin pjesë në stërvitjen e madhe duhet të jenë të vaksinuar.

Ndryshe nga listat e para të ushtarakëve që po vaksinohen, burimet brenda Ministrisë shtojnë se pjesa tjetër e forcave të armatosura do të kenë mundësi të zgjedhin llojin e vaksinës, gjë që nuk është aplikuar për asnjë kategori të lartpërmendur që është futur prej kohësh në proces. NATO mund të mos e ketë pranuar vaksinimin me doza ruse dhe kineze, që prodhohen jashtë aleancës së saj, apo që nuk kanë marrë miratimin nga Agjensia Europiane e Barnave.

Të fundit