Flash News

E-TJERA

Ndryshimet kushtetuese, Mediu: E shohim veten si Zot të Kushtetutës, as në Rusinë e Putinit s’ka ndodhur

Ndryshimet kushtetuese, Mediu: E shohim veten si Zot të Kushtetutës,

Deputeti Fatmir Mediu e ka konsideruar shqetësues ndryshimin e Kushtetutës. Gjatë mbledhjes së Legjislacionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacioneve, Mediu shtroi problemin se në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të NATO-s, Kushtetuta është ndryshuar në 3 ditë.

“Nuk mendoj që ne duhet të arrijmë në përfundimin që Kushtetutën duhet ta trajtojmë si mall tonin. Kushtetuta është pronë e qytetarëve. Ndërhyrjet e njëanshme apo spontante krijojnë një problem shumë të madh në funksionim dhe për rrjedhojë edhe në garantimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Nuk ka asnjë vend të NATO-s që mund të kenë ndryshuar Kushtetutën për 3 ditë si tek ne apo e kanë ndryshuar Kushtetutën kaq herë sa e kemi ndryshuar ne. Është e rëndësishme si iniciativa e maxhorancës dhe e sotmja e PD-së kërkojnë një gjykim të thellë e shqyrtim të përbashkët për mënyrën e funksionimit”, tha Mediu.

Mediu kritikoi si maxhorancën dhe opozitën, duke iu bërë të qartë se askush nuk është Zot i Kushtetuës për të bërë ndryshimet në të sipas tekave.

“Duhen përfshijë konstitucionalistë të nivelit ndërkombëtarë, siç ka ndodhur kur u bë kjo Kushtetutë. Specialistë të mirë dhe nëse ne nuk mundemi ta miratojmë me referendum atëherë të krijojmë një Asamble Kushtetuese që të miratojë kushtetutën njëherë e përgjithmonë e të vendosim barrierat për të ndalur sa herë që politika kërkon të fusë duart. Ne e shikojmë veten si Zot të ndryshimeve kushtetuese sa herë që na teket. Ky është një gabim i pafalshëm. As në Rusinë e Putinit nuk ka ndodhur kështu, që ndryshimet kushtetuese të bëhen me kaq lehtësi,” shtoi Mediu.

 

 

Të fundit