Flash News

E-TJERA

Ndryshimet në kabinet, Manjani: Rama nuk ka fytyrë tu thotë hajnave të vet “boll”

Ndryshimet në kabinet, Manjani: Rama nuk ka fytyrë tu thotë

Nga mbledhja e Asamblesë së PS-së, Rama njoftoi shkarkimet dhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar. Disa emra nuk ishin surprizë pasi largimi i Frida Krifcës nga “Bujqësia” dhe i Delina Ibrahimajt nga “Ekonomia’, ishte përfolur prej muajsh.

Ish-ministri dhe avokati, Ylli Manjani thotë se ndryshimet e prezantuara nga Rama për kabinetin qeveritar janë më shumë si një “operacion plastik” të qeverisë, ndërsa thekson se vetë kryesocialisti bëri një vetëdenoncim të keqqeverisjes.

Manjani shkruan në Facebook se “bosi” i socialistëve nuk e ndalon dot korrupsionin dhe klientelizimin dhe as nuk ka fytyrë t’u thotë hajnave të vetë “boll”.

Postimi:

Mesa shoh e gjithë analiza publike nuk e ha operacionin plastik të qeverisë.

Nuk ecën më propaganda.

Thuasje të gjithë bien dakord se Rama bëri dje një vetdenoncim të keqqeverisjes së Tij.

Zaten, kur Kryeministri predikon moral si Reshat Bardhi, qartësisht tregon se nuk ka kryer detyrën. Flet tjetri në asamblenë e partisë sikur po flet në teqe...

Asnjë projekt, asnjë ide, asnjë fjalë për ndërtim të sistemit. Vetëm "vetë e keni fajin", apo "mos vidhni"... Le pastaj me anulimin e ideve që ka shkarravitur vetë tash 10 vjet me ndërtimet në bregdet.

Po që "sdo lejë dy gurë bashkë që SpAK të jetë i pavarur"? Hahahahaha. I besueshëm, apo jo?

Po kur iu tha "iu dorëzoj e s'më skuqet faqja".

Qershia mbi tortën e dështimit ishte deklarata se "tenderat do ti bëjë Inteligjenca Artificiale". Hahahahahaha

Dmth Bosi nuk e ndalon dot vetë as korrupsionin as klientelizmin. Nuk ka fytyrë tu thotë hajnave të vet boll. Do ta bëjë Inteligjenca Artificiale. A thua se njerëzia këtu ka votuar Inteligjencën Artificiale e jo Edi Ramën.

Qesharak.

Dështak dhe i papërgjeshëm.

 

Të fundit